10:20 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Daut Hardinaj: Jemi kategorik kundër lëvizjes së kufirit, LDK-ja e ka zgjedh Thaçin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në tryezën ku po diskutohet për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se përkrahin çdo iniciativë që është na favor të mbrojtjes së sovraniteti dhe integritetit territorial.

Haradinaj ka thënë se partia e tij është kategorik kundër shkëmbimit apo lëvizjes së kufirit, transmeton Indeksonline.

“Na jemi në koalicion me PDK-në, ndërsa LDK-në e ka zgjedh Thaçin. Na nga fillimi jemi kategorik kundër lëvizjes së kufirit. Krejt kjo ka qenë një lazdrimllak i disa të tjerëve që quhen lider se cila pikë duhet të diskutohet e para e cila e dytë. E përsëriti, jemi kategorik kundër ndarjes së territorit dhe që askush nuk ka mandat që ta bëjë këtë. Po ju sigurojë që asnjë marrëveshje ndërkombëtare, nuk kanë levizë kufijtë. Edhe si aleancë edhe si kryeministër, e kemi thënë tendenca për ndarje të territorit, mund të sjell tragjedi të reja në Ballkan”, ka thënë Daut Haradinaj./Indeksonline/