11:05 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / C E

David Alaba, “xhevahiri” i madh i merkatos dimërore

Ditët e David Alaba te Bayern Munchen duket se janë të numëruara.

Fituesi i Ligës së kampionëve vazhdoj të mos gjejë një gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës me klubin bavarez.

Një fakt që ka shpërthyer ditët e fundit, ku presidenti i klubit, pas disa përpjekjesh, ka vendosur të tërheqë ofertën e rinovimit për lojtarin austriak, shkruan Indeksonline.

Alaba do të jetë lojtari më i kërkuar në afatin kalimtar të janarit, me shumë klube të interesuara për të.

Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City duket të jenë në garë të fortë për të rrëmbyer austriakun në merkaton e janarit.

David Alaba ka luajtur 394 ndeshje me Bayern Munchen deri më sot , ku ai ka qenë në gjendje të shënojë 31 gola dhe të japë 49 asistime .

Konsiderohet një lojtar kyç që nga ardhja e tij në klubin bavarez, ai ka fituar 2 Champions League, 9 Bundesliga, 6 Kupa të Gjermanisë dhe 1 Kupë të Botës për Klube .

Pas 12 sezonesh në klubin e jetës së tij, kjo situatë mund të përfundojë me largimin e austriakut në fund të sezonit. /IndeksOnline/