17:44 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

David Beckham feston ditëlindjen, merr dhuratë të veçantë nga vajza!

Legjenda e futbollit David Beckham  ka festuar ditëlindjen e 44-të.

Ai ka marr urime të shumta nga miq, familjar dhe adhurues nga mbar bota, shkruan Indeksonline.

Por, ish-futbolisti ka marr edhe dhurata të veçanta, një e tillë i erdhi nga vogëlushja e tij, Harper e cila është vetëm 7 vjeçe, të cilën David e postoj në ‘InstaStory’.

“Një sandwich i bërë nga Harper dhe disa dhurata nga djemtë” ka shkruar David përkrah imazhit.

Ndërsa, nuk ka munguar as urimi nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham.

““Urime Ditëlindja. Ti je gjithçka e jona. Të duam shumë”, ka shkruar ajo./Indeksonline/