David Beckham kërkon ndryshime urgjente te Manchester United

Manchester United po kalon në një krizë gjatë viteve të fundit.
Skuadra më e trofeshme në Angli, ka pasur kritika të shumta nga tifozët dhe ish-futbollistët për rezultatet e dobëta gjatë këtyre viteve, shkruan IndeksOnline.
Së fundi i pakënaqur me situatën në klub është edhe legjenda e Manchester United, David Beckham.
Ai në podkasit me ish-shokun e skuadrës, Rio Ferdinand ka bërë thirrje për ndryshime urgjente në United.
“Unë mendoj se një ndryshim është qartësisht i nevojshëm. Duke folur si tifoz i Manchester United, mendoj se një numër njerëzish kanë thënë tashmë se klubi ka nevojë për një ndryshim dhe një perspektivë të re në mënyrën se si klubi duhet të menaxhohet dhe të merren vendime. Pra, le të shpresojmë që gjërat të ndryshojnë, por kjo kërkon kohë. Mendoj se kemi qenë mjaft të durueshëm si tifozë të United gjatë viteve, por ne duam t’i kthejmë ata. Mirë. Ne duam që ato ditë të kthehen dhe sa më shpejt, aq më mirë.”, ka thënë ndër të tjera, David Beckham./IndeksOnline/