David Beckham merr titullin e madhë nga mbreti Charles
Ish-futbollisti legjendar, David Beckham ka marr titullin më të madh në Mbretërinë e Bashkuar.
“Becks”, tashmë do të njihet me emrin Sir David Beckham, pasi që u dekorua nga mbreti Charles në ceremoninë në Windsor për “shërbimet ndaj sportit dhe bamirësisë”.
Beckham, bëhet futbollisti i radhës që merr titullin “Sir” dhe ju shtohet listës me Kenny Dalglish, Bobby Charlton, Geoff Hurst, Stanley Mattheës, Tom Finney si dhe Gareth Southgate.
Anglezi, në karrierën e tij luajti për Manchester United, Real Madrid, LA Galaxy, Milan dhe PSG, ndërsa tash është presidenti i Inter Miamit në MLS./IndeksOnline/

