David Beckham mori dhuratë luksoze nga vajza e tij 6 vjeçare (Foto)
Ylli i futbollit David Beckham ka festuar ditëlindjen.
Në këtë ditë të rëndësishme për të, ai ka marrë përveç urime të shumta edhe dhurata, madje dhe me vlerë.
Është vajza e tij 6 vjeçare Harper ajo që i ka bërë një dhuratë atij në 43 vjetorin e lindjes, transmeton Indeksonline.
Harper i ka blerë babait një çantë për gota, dhuratë kjo që i takon firmës Louis Vuitton e që kap vlerën e 4,950 funtave, shkruan Dailymail.