75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

David Beckham nuk respekton rregullat e komunikacionit, parkon veturën gabimisht

David Beckam nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit teksa ka parkuar makinën e tij Land Rover Defender në vend të palejuar teksa bënte blerje në një dyqan.

Ish-futbollisti 45 vjeçar ishte së bashku me vajzën e tij, Harper, 8 vjeçare në një dyqan lokal në Burford, Oxon.

David pas ndaloi para dyqanit, parkoi makinën e tij Land Rover Defender që kap vlerën rreth 45 mijë dollarë, në vijën e dyfishtë më ngjyrë të verdhë.

Vija e dyfishtë me ngjyrë të verdhë do të thotë që nuk lejohet parkimi në atë pjesë, pasi është e lejuar vetëm për ngarkimi, shkarkimi dhe pasagjerët që hyjnë ose dalin nga automjeti.

Kjo vjen pas një tjetër mosrespektimi të rregullave të komunikacionit nga David, i cili javë e kaluar u fotografua duke vozitur makinën pa rripin  e sigurisë.

Ndërkohë, kujtojmë që David bashkë me Victorian dhe tre nga katër fëmijët e tyre janë duke u vet-izoluar në vilën e tyre 6 milionë dollarëshe./Indeksonline/