75 Mall Live Search
18:01 / E Premte, 27 Qershor 2025 / MSH

David Beckham shtrihet në spital, dorën e ka në allçi?

David Beckham po merr veten.

Të premten, më 27 qershor, bashkëpronar i Inter Miami CF dhe legjenda e futbollit, 50-vjeçari, u fotografua në një shtrat spitali me dorën në një mbajtëse blu, që duket se mbulon allçinë që vendoset zakonisht pas një thyrjeje.

Fotoja u publikua në Instagramin e bashkëshortes së tij, Victoria Beckham, e cila i ka dërguar urime për shërim të shpejtë.

“Shërohu shpejt babi,” shkroi stilistja dhe ish-anëtarja e Spice Girls, 51 vjeçe, krahas një emoji zemre.

Në foto, David shfaqet i buzëqeshur me rrobën e spitalit, duke dhënë sinjale pozitive për shëndetin e tij.

Victoria ndau gjithashtu edhe një tjetër foto, ku Beckham shihet duke mbajtur një byzylyk miqësie me germat që formojnë frazën “Get well soon”.

Kjo e fundit duket se është shkrepur jashtë ambientit të spitalit.

Çifti nuk ka dhënë më shumë detaje mbi arsyen e qëndrimit në spital, që vjen pikërisht pak pas lajmit të bujshëm se David pritet të nderohet me titullin “Sir” nga Mbreti Charles – një nder i lartë që e vendos atë mes figurave më të respektuara të Mbretërisë së Bashkuar.

“Për mua ke qenë gjithmonë kalorësi im i shkëlqyer, por tani është zyrtare. Sir David Beckham!!! Çfarë nderi, s’mund të isha më krenare për ty,” shkroi Victoria në një postim emocionues në Instagram.