75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 25 Korrik 2023 / AR

David Beckham uron babain për ditëlindje

I ati i David Beckham feston sot ditën e tij të lindjes. Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim nga ish-futbollisti i njohur në Instagramin e tij.

Beckham ka ndarë një foto të hershme në profilin e tij ku krahas shkruan: Gëzuar ditëlindjen babi uroj të kesh një ditë të mrekullueshme të dua shumë.

Ted Beckham aktualisht punon si montues kuzhinash. Megjithatë, ai është njohur gjithmonë si babai i ish-futbollistit profesionist anglez David Beckham.