16:46 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

David Beckham zbulon tatuazhe të reja derisa po peshkonte në ‘liqenin e ngrirë’

David Beckham njihet për aventurat e tij, por ishte një fakt tjetër që tërhoqi vëmendjen e fansave nga momentet e tij të publikuara në liqenin e ngrirë në Islandë, transmeton Indeksonline.

Futbollisti aktualisht gjendet në një udhëtim peshkimi me Guy Ritchie me të cilin gjithashtu ndanë një biznes kafiterie.

Ajo që ra në sy ishte shfaqja e tij pa zhveshur sipër në temperatura të ftohta, ku u vërejtën 2 tatuazhe të reja në gjoksin e futbollistit.

Ai njihet për tatuazhet e shumta që mbulojnë trupin e tij. /Indeksonline/