75 Mall Live Search
23:41 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / C E

David de Gea jep sinjale pozitive për rinovimin

David de Gea, i cili ka bërë 517 paraqitje në pothuajse 12 vjet te United, i skadon kontrata gjatë verës dhe lojtari e klubi po bisedojnë për rinovimin.

32-vjeçari spanjoll ka shprehur dëshirën për të vijuar bashkëpunimin dhe ka lëshuar sinjale pozitive pas suksesit ndaj Crystal Palace.

Është fantastike. Fryma e ekipit, atmosfera, gjithçka është e mrekullueshme. Të gjithë mendojnë në të njëjtën mënyrë, luajnë në të njëjtën mënyrë dhe po marrim rezultate. Trajneri po bën një punë të shkëlqyer sepse kemi pasur momente të vështira. Rinovimi? Gjithçka do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme”. – tha de Gea.