18:58 / E Premte, 22 Shtator 2023 / Gj. Sh

David De Gea pritet të merrr vendimin më të vështirë në karrierë

David De Gea është futbollist i lirë, që nga fundi i muajit qershor kur i skadoi kontrata me Manchester United.

Ai ka pasur disa oferta nga klubet arabe, por që nuk ishte i interesuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas “Guardian”, portieri spanjoll po e shqyrton mundësin e pensionimit nga futbolli aktiv, pas 12 viteve të kaluara te United.

Edhe pse 32-vjeçari e bëri të qartë se ndihet ende i aftë për të mbrojtur në një klubi të madh dhe se nuk e konsideron prioritet aspektin ekonomik, dhe mos interesimin e top klubeve, portieri mund të tërhiqej vërtet nga futbolli./IndeksOnline/