75 Mall Live Search
08:30 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

David dhe Victoria Beckham, çift i lumtur në pushime

Ditët e fundit në showbiz ç’nuk ka ndodhur. Sikur të mos mjaftonin ndarjet, Ben Affleck e pamë me lot në sy gjatë pushimeve të muajit të mjaltit pas dasmës me J.Lo.

Por sot më në fund pamë një çift që po i shijon pa të qara pushimet. Ata janë David dhe Victoria Beckham. Dyshja po shijojnë pushimet familjare  në një jaht luksoz me vlerë 1.6 milion euro në rivierën franceze në Saint Tropez.

Ish-futbollisti dukej mjaft në formë teksa mbante në krahë gruan e tij Victoria dhe të dy dukeshin shumë të qeshur. Kështu i pafshim gjithmonë!