18:36 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

David dhe Victoria Beckham nxjerrin në shitje shtëpinë superluksoze për 33 milionë dollarë

David Beckham dhe familja e tij e famshme po i thonë lamtumirë kompleksit të tyre legjendar Bev Hills – duke e shitur për 33 milionë dollarë!

David dhe Victoria blenë 13,000 metra katrorë në vitin 2007 – gjatë kohës që David nënshkroi një kontratë prej 250 milionë dollarë me ekipin e futbollit L.A. Galaxy, transmeton Indeksonline.

Në kohën që blenë shtëpinë, çmimi i kërkuar ishte 22 milionë dollarë.

Tani, me Davidin duke sjellë një ekip MLS në Florida – Inter Miami Football Club – duket se familja thjesht nuk po përdor pallatin e Bregut Perëndimor.

Fëmijët e Davidit dhe të Viktorisë shkuan në shkollë në Los Anxhelos gjatë kohës së tyre në Bregun Perëndimor – por tani ata e kalojnë kohën më së shumti në Londër.

Rezidenca Bev Hills ka 6 dhoma gjumi, 9 banjo, një bibliotekë, pishinë dhe ka dy porta hekuri në pjesën e përparme të pronës për të mbajtur jashtë rreshtin, sipas L.A. Times.

Sa për blerës, nuk ka ende fjalë – por kushdo që është i pasur, sigurisht do ta blejë këtë pallat gjigant./Indeksonline/