19:00 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

David dhe Victoria Beckham shijojnë shetitjen në natyrë së bashku

Një nga çiftet më të njohura në botë, padyshim se janë David Beckham dhe Victoria.

Ish futbollisti dhe modelja e njohur tash e shumë vite janë të martuar dhe gëzojnë një familje të gjerë me 4 fëmijë, transmeton Indeksonline.

Në secilën paraqitje të tyre, ata marrin vëmendjen e publikut duke qenë në fokus të mediave rozë.

Në paraqitjen e tyre të fundit në rrjetet sociale, ata shihen derisa po e shijojnë shetitjen në natyrë, pranë njëri tjetrit.

Fotografia është publikuar në llogarinë e David Beckham në Instagram, derisa ka marrë shumë pëlqime për një kohë të shkurtër. /IndeksOnline/