14:01 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

David dhe Victoria Beckham të infektuar me koronavirusin, e mbajtën të fshehur

Çifti i njohur dhe disa prej të afërmve dhe anëtarëve të stafit të tyre raportohet të kenë luftuar me virusin korona në fillim të këtij viti.

Victoria dhe David Beckham u infektuan me Covid-19 në fillim të këtij viti pas një ndeje në në Los Angeles, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës “The Sun”, çifti dhe një numër i të afërmve, miqve dhe punonjësve ishin prekur me koronavirusin dhe vendosën ta mbanin të fshehtë. 

Familja dyshohet se u sëmur në mars kur çifti fluturoi në SHBA për të marrë pjesë në detyrat për klubin e futbollit të Davidit, Inter Miami. 

Një burim i tha botimit se të dy kishin marrë pjesë në një varg ndejash në LA që bënë që ata të infektoheshin me virusin. 

Ndërkohë e gjithë familja u detyrua të karantinohej për një periudhë dyjavore, gjë kjo e përcaktuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Familja festoi ditëlindjen e 21-të të djalit të tyre Brooklyn më 6 mars në shtëpinë e tyre në Cotswolds ku ishin të ftuar emra të njohur si Emma Bunton dhe Stormzy.

Familja Beckham ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këto lajme./Indeksonline/