75 Mall Live Search
08:24 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

David dhe Victoria Beckham vazhdojnë festën për 20 vjetorin e martesës

Dyshja e njohur David dhe Victoria Beckham e kanë vazhduar festën për nderë të 20 vjetorit të martesës së tyre, me shfaqje të papritur në Summer Time Hyde Park në Barbara Streisand, transmeton Indeksonline.

Çifti, i cili festoi dy dekada martese të premten, ishte i pranishëm, teksa ngjarja vjetore filloi të zhvillohej në qendër të Londrës.

Futbollisti me shum stil u paraqit edhe kësaj radhe, ai u pa me xhaketë lëkure, xhinse të errëta që i jepnin një pamje relaksuese.

Teksa bashkëshortja e tij 45 vjeçare Victoria dukej bukur në një triko të zezë.

Ndër të tjera ata janë ndër çiftet më të njohura dhe më të përfolura në mediat rozë për këto 20 vite sa janë të martuar, por u kanë bërë ballë me sukses gjitha këtyre luhatjeve. /Indeksonline/