18:07 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / AR

David i dashuruar marrëzisht në Victorian, thotë se është fans i saj!

David Beckham tregon mbështetje të fortë për gruan e tij, Victoria Beckham.

Në një imazh të publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ata kanë pozuar krahë njëri tjetrit, ku David i la një mbishkrim mjaftë emocionues, shkruan Indeksonline.

“Po, unë jam një fans i @victoriabeckham @spicegirls [emoji i zemrës] xhemperët e Krishtlindjeve kanë dalë”, shkroi ai.

Ky postim ka grumbulluar mijëra pëlqime duke marrë edhe komente të shumta nga fansat.

Kjo nuk është hera e parë që David i ka dhënë mbështetje haptazi grupit ‘Spice Girls’ si dhe gruas së tij, të cilët shquhen për kimi të fortë./Indeksonline/