David Luiz i përshëndet serbët me një foto nga dhomat e zhveshjes

Legjenda e futbollit, David Luiz, mbrëmë ishte në tribunat e stadiumit, duke parë skuadrën e tij, Pafos të bënte histori me kualifikimin për herë të parë në Ligën e Kampionëve.
Luiz nuk kishte mundësi t’ishte i pranishëm në fushë ndaj Crvena Zvezdës shkaku i një lëndimi, por ai ishte aty në dhomat e zhveshjes, duke i motivuar bashkëlojtarët e tij, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Luiz i përshëndeti serbët me një foto, me lojtarin Jaja që shënoi golin për 1:1 në minutat e fundit që çoi serbët kokë ulur në Beograd.
“Djali është në zjarrë. Urime vëlla”, ka shkruar Luiz në rrjetet sociale
Kujtojmë që në minutat e fundit pati edhe një incident në Qipro, ku një lojtar i klubit serb u godit nga sigurimi./Indeksonline/