17:00 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

David Luiz ishte një sulmues, ja si u bë një mbrojtës qendror!

David Luiz është një nga mbrojtësit më të mirë edhe pse gjatë sezonit të kaluar kishte shumë probleme me lëndime.

Braziliani tani futbollist i Chelseas ka zbuluar të kaluarën e tij, shkruan IndeksOnline.

Për faqen zyrtare të Bluve të Londrës, Luiz zbulon historinë e tij, se si është bërë një mbrojtës edhe pse në fanellë mbante numrin 10 dhe ishte një sulmues.

“Një turne ma ndryshoi jetën. Isha shumë i ri në atë kohë, dhe po qëndroja në stol. Ne ishim duke luajtur me sistemin 3-4-3, dhe dy mbrojtësit tonë u lënduan, kështu ne nuk kishim zëvendësues. Trajneri ynë nuk dëshiroi ta ndryshonte formacionin, kështu unë i kërkova atij që të luaj në mbrojtje edhe pse isha një 10-q. Ai më vuri aty, pasi unë doja shumë që të luaja. Që nga ajo kohë unë luaj si një mbrojtës qendror”, ka thënë Luiz.

Luiz gjatë sezonit të kaluar kishte probleme me trajnerin Antonio Conte, por siç duket në dy miqësoret e para të Chelseas, braziliani është në planet e Maurizio Sarrit, menaxherit të ri./IndeksOnline/