08:14 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

David Luiz ka një mesazh për fansat e Arsenalit

Në momentet e fundit të afatit kalimtar, Arsenali arriti të kompletonte transferimin e brazilianit, David Luiz për shumën e 8 milionë eurove.

Qendërmbrojtësi ndërroi klubin, por jo qytetin, duke qëndruar prapë në Londër.

Pas zyrtarizimit të tij, Luiz foli për herë të parë si lojtar i Topçinjve.

“Unë jam këtu të jap gjithçka dhe të përpiqem ta dërgoj këtë klub aty ku e meriton – duke fituar ndeshje të mëdha dhe tituj të mëdhenj” – tha mbrojtësi brazilian.

“Le ta bëjmë këtë së bashku. Jam shumë i emocionuar që jam këtu”- shtoi Luiz /Indeksonline/