David Luiz mashtroi kundërshtarët dhe shënoi supergol nga gjuajtja e lirë

Futbollisti i njohur nga Brazili, David Luiz, ka shënuar një gol tejet të bukur me fanellën e Flamengo-s.
Skuadra e tij mposhti minimalisht 1:0 Cruzeiro-n në Serie A në Brazil dhe ishte pikërisht goli i mbrojtësit që vendosi gjithçka, shkruan Indeksonline
Luiz shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, por krejt vëmendja ishte se si ndodhi ky realizim.
Ish-mbrojtësi i Chelseat ishte duke i hutuar “murin” e kundërshtarëve dhe u rikthye te topi, ku bëri goditje të shpejt për ta befasuar edhe portierin e klubit të Cruzeiro-s.
Ky ishte goli i tretë i 37-vjeçarit me fanellën e Flamengo-s në 19 ndeshje në Serie A në Brazil./Indeksonline/
10000000 IQ play from David Luiz ⚽️ pic.twitter.com/3fKi4WjT6o
— Flamengo (@Flamengo_en) November 7, 2024