75 Mall Live Search
08:52 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

David Luiz mesazh kundërshtarëve: Premier Liga ende nuk ka përfunduar!

Mbrojtësi brazilian i Chelseas, David Luiz beson që ekipi i tij ende është në garë për titull.

“Të gjithë e dimë që Premier Liga është shumë e vështirë, ne duhet të mendojmë hap pas hapi.”, tha Luiz për Sky Sport.

Chelsea për momentin janë në vendin e katërt, dy më pak se Tottenham që është në pozitën e tretë, transmeton Indeksonline.

“Sigurisht trajneri na ka treguar matematikat dhe na ka dhënë një drejtim për ta ndjekur dhe ne po mundohemi që të arrijmë cakun për të luftuar për titull, jo vetëm për top katërshe.”, vazhdoi ai.

“Ne humbëm disa pikë dhe mund të ishte më mirë për ne tani por të gjithë e dimë se në këtë ligë çdokush mund ta mund ta mposht çdokënd.”, u shprehë braziliani.

“Nuk është sezoni im i parë në Premier Ligë prandaj e di se çdo gjë mund të ndodhë.”, përfundoi Luiz./Indeksonline/