11:26 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

David Luiz përgatit largimin e dytë

Chelsea rrezikon të humbasë David Luizin për shkak të politikës së tyre mbi 30 vjeçare për kontratat e reja.

Braziliani Luiz, 31 vjeç, është një futbollist i lirë në fund të sezonit dhe megjithëse dëshiron të qëndrojë, nuk ka shenja të zgjatjes, shkruan Indeksonline.

Klubi shpreson qëmbrojtësi i tij, Antonio Rudiger, do të jetë lojtari i tyre i ardhshëm për t’u zotuar për një marrëveshje të re.

Luiz do të fillojë të marrë oferta nga 1 janari dhe Chelsea janë të përgatitur vetëm për të ofruar një zgjatje prej 12 muajsh për shkak të moshës së tij, gjë që mund ta detyrojë atë të kërkojë diku tjetër. /IndeksOnline/