75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

David Luiz po kërkohet nga rivali i Chelseas

Manchester United dhe Chelsea kanë filluar bisedimet për transferimin e David Luiz në Old Traford gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan indeksonline.

Qendra braziliane e ka humbur besimin e Antonie Contes dhe nuk po gjen hapësira në formacionin e parë, ku qëndroi jashtë për 12 ndeshje me radhë.

Dhe tani, sipas Caught Offside , Mourinho ka filluar bisedimet me klubin e Stamford Bridge mbi një lëvizje për ish-mbrojtësin e Paris Saint-Germain.

Klubet ende nuk kanë një marrëveshje konkrete dhe mendohet se fjalët përfundimtare do t’i thonë trajnerët e skuadrave. /IndeksOnline/