David Luiz rikthehet në Evropë, nënshkruan me klubin nga Qiproja

Mbrojtësi brazilian, David Luiz, është rikthyer në futbollin evropian.
Braziliani, u transferua te klubi nga Qipro-ja, Pafos nga skuadra e tij e deritanishme, Fortaleza.
Ai do të nënshkruajë kontratën dyvjeçare me klubin qipriot, ku erdhi si transferim i lirë.
David Luiz, te Fortaleza kishte qenë pjesë që nga janari i këtij viti ku bëri vetëm 17 paraqitje./IndeksOnline/