75 Mall Live Search
19:06 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / AR

David Schimmer nuk e la botën të ëndërrojë gjatë: Nuk jam i lidhur me Jennifer Aniston

Fansat e “Friends” u entuziasmuan së fundmi nga një lajm që qarkulloi në media e sipas të cilit Jennifer Aniston dhe David Schwimmer kanë nisur një marrëdhënie romantike. Sipas mediave dy aktorët që luajtën rolet e Rachel dhe Ross, janë parë bashkë disa herë.

Dy aktorët pranuan në ribashkimin e ‘Friends’ se ka pasur një ndjenjë të fortë mes tyre shumë vite më parë, por kurrë nuk u kthye në raport të mirëfilltë

Megjithatë as tani ata nuk janë në një lidhje. Një burim deklaroi për “The Sun” se David ka thënë që lajmet janë të pavërteta.

“Ne të dy e pëlqenim njëri-tjetrin, por nuk përputheshim. Njëri nga ne ishte në lidhje dhe asnjëri nuk e kaloi kufirin”-ka thënë David.