David Silva do të rikthehet në Spanjë, mund të bashkohet me këtë skuadër

David Silva do të jetë lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata dhe do të largohet nga Manchester City pas 10 vitesh.
Mesfushori spanjoll mund të rikthehet në vendlindje për të vazhduar pjesën tjetër të karrierës, shkruan Indeksonline.
Sipas ESPN, fituesi i Kupës së Botës mund t’i bashkohet Valencias gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjatë kohës që ishte Silva tek Valencia kjo e fundit kishte në skuadër futbollist si David Villa, Jordi Alba, Canizares e shumë të tjerë që e çuan disa herë Valencian në Champions League. /IndeksOnline/