David Silva mendon për vendimin më të vështirë të karrierës

David Silva po e mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli.
Futbollisti spanjoll shumë shpejt pritet të largohet përfundimisht nga futbolli profesionist pasi pësoi një dëmtim në ACL gjatë stërvitjeve parasezonale të Real Sociedadit, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano. vendimi i 37-vjeçarit pritet të merret shumë shpejt.
Silva është pjesë e Real Sociedadit nga viti 2020, pasi u transferua nga Manchester City, ku luajti për 10 sezone.
Mesfushori spanjoll gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Celta Vigon dhe Valencian./IndeksOnline/