08:14 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

David Silva pas dhjetë vjetëve te City: Ky është sezoni im i fundit

David Silva ka konfirmuar se do të largohet në sezonin e ardhshëm nga Manchester City.

Mesfushori spanjoll tashmë ka mbushur dhjetë vjet paraqitje te gjigantët e Ligës Premier, ku ka fituar katër kampionate, dy FA Cup dhe katër Kupa të Ligës.

“Kjo është e fundit”, futbollisti konfirmoi për të përditshmen britanike, Daily Mail, dhe më tutje shtoi “Dhjetë vjet për mua janë të mjaftueshme. Është kohë e përkryer”.

“Fillimisht me klubin kam folur për dy vjet, por vendosa të nënshkruaja një tjetër kështu që arrita në dhjetë vjet. Përfundon cikli, është një shifër e bukur e rrumbullaksuar, nuk mund ta shoh veten duke luajtur kundër Citizens. Kështu që 10 vjet – kjo është ajo!”, shtoi ai, transmeton telegraf.

Silva më tutje deklaroi se dëshiron të kalojë më shumë kohë jashtë fushave të blerta me familjen dhe miqtë.

Ndryshe, 33-vjeçari më parë ka luajtur te skuadra e Valencias si dhe në formë huazimi te Eibar e Celta Vigo.