Davidoci i organizon pritje të ngrohtë, Përparim Ramusa: Mbështetja e qytetarëve është besim dhe përgjegjësi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Shtimes, Përparim Ramusa ka vazhduar fushatën zgjedhore duke takuar banorët e fshatit Davidoc.
Ramusa është pritur me mikpritje nga qytetarët e kësaj ane, të cilët, siç tha ai, janë njerëz bujarë, të ndershëm dhe të përkushtuar për të ardhmen e vendit të tyre.
“Sonte qëndruam në Davidoc, në mesin e njerëzve bujarë e të përkushtuar. Na pritën me zemër të hapur dhe me plot respekt, duke na dhënë forcë e besim për rrugën që kemi përpara,” ka shkruar Ramusa. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: