75 Mall Live Search
09:55 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Daviesi çmendet kur e sheh që Drake ia ka bërë “follow” në Instagram

Ylli i Bayern Munchenit, Alphonso Davies pasi fitoi Ligën e Kampionëve, ka marrë një tjetër lajm të mirë.

Super ylli i muzikës, Drake ja ka bërë “follow” bashkëvendasit të tij, Alphonso Davies, në Instagram, transmeton Indeksonline.

Ky lajm e ka gëzuar tejet mase futbollistin kanadez i cili ka publikuar video, ku shihet tejet i entuziazmuar.

“Drake, ti më bëre follow?! Oh Zoti im, nuk mund ta besoj. Nata ime është e kompletuar, po shkoj të fle”, dëgjohet duke thënë në video Davies. /Indeksonline/