75 Mall Live Search
23:17 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Davies flet pas ndeshjes me Lyonin: Jemi të lumtur, por mendjen e kemi në finale

Bayerni k arritur që me rezultatin përfundimtar në 0:3 ta mposhtë skuadrën e Lyonit dhe të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve.

Me dy gola nga Gnabry dhe një nga Lewandowski gjermanët arritën në finale e kompeticionit më të madh për klube, shkruan IndeksOnline


Pas ndeshjes foli edhe mesfushori i Bayernit Davies, ku tha se e gjithë skuadra ndihen mirë, por që janë të fokusuar për ndeshjen e radhës.

“Ndihemi mirë. Të gjithë janë të lumtur dhe bëm një ndeshje fantastike. Jemi të lumtur që e arritëm atë në finale. PSG është një ekip i mirë, tani për tani festojmë pak, por përqendrohemi në finalen e madhe.

“Do të jetë një lojë e mirë, do të ketë gola në atë ndeshje. Kjo është ajo për të cilën ëndërroni si futbollist, duke luajtur me më të mirët dhe kundër më të mirëve në Evropë’, tha ai.