Davies vazhdon me Bayernin

Alphonso Davies ka rënë dakord për një kontratë të re me Bayern Munich, njofton klubi i Bundesligas të martën, duke mbyllur kështu ndjekjen afatgjatë të Real Madrid për lojtarin.
Kontrata e Davies me gjigantin bavarez do të zgjasë deri në fund të sezonit 2029-30 dhe do të bëjë që qëndrimi i tij atje të arrijë në 11 vjet, nëse ai e luan deri në fund kontratën.
“Jam shumë i lumtur që kam zgjeruar kontratën time në këtë klub të madh,” tha Davies në një njoftim për shtyp.
“Erdha te FC Bayern kur isha 18 vjeç dhe vetëm doja të mësoja sa më shumë çdo ditë për t’u bërë një nga më të mirët në pozicionin tim. Tani mezi pres pesë vite të tjera së bashku. Kam arritur shumë këtu, por ka ende më shumë për të arritur.”
“ESPN” raportonte verën e kaluar se Madridi dëshironte të nënshkruante me lojtarin kanadez, Davies, 24 vjeç, të cilit kontrata e mëparshme duhej të përfundonte në qershor të vitit 2025, nëse mund të arrihej një marrëveshje për tarifën me Bayern.
Kur ky kalim nuk u realizua, Madridi mbeti i interesuar të sjellë Davies me transferim falas këtë verë si pjesë e rinovimit të mbrojtjes, që ata shpresojnë gjithashtu të përfshijë edhe ardhjen e Trent Alexander-Arnold, kontrata e të cilit me Liverpool gjithashtu skadon në fund të sezonit.
Megjithatë, Bayern vazhdoi të shtynte për të siguruar që Davies të qëndronte, duke i ofruar lojtarit një rinovim më të përmirësuar.
“Alphonso Davies ka bërë një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij te Bayern dhe ka tërhequr shumë interes,” tha drejtori sportiv i klubit gjerman, Christoph Freund.
“Fakti që ai dëshiron të vazhdojë këtu me ne tregon statusin e Bayern në futbollin ndërkombëtar dhe se Alphonso ka gjetur shtëpinë e tij sportive në Munich.”
Davies ende po shqyrtonte mundësitë e tij muajin e kaluar, tha një burim për ESPN, përpara se të vendoste në fund të qëndronte me klubin gjerman.
Davies ka bërë 16 paraqitje për Bayern në Bundesliga këtë sezon nën trajnerin Vincent Kompany, duke shënuar një herë ndërkohë që ekipi ndodhet në krye të tabelës së ligës.
Ai u bashkua me Bayern nga Vancouver Ëhitecaps në 2019 dhe që atëherë ka bërë emër si një nga lojtarët më të vlerësuar në botë në krahun e majtë.
Madridi ka qenë duke kërkuar të përmirësojë opsionet e tij në mbrojtjen e majtë, me dyshime mbi dy opsionet ekzistuese, Ferland Mendy dhe Fran García.
Giganti i LaLigës ka bërë zakon të nënshkruajë me lojtarë elitë në transferime falas në sezonet e fundit, duke përfshirë Kylian Mbappé në 2024, Antonio Rüdiger në 2022 dhe David Alaba në 2021.