“de Balaidos” teren i vështirë për Barcelonën, nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Celta-s

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur më shumë se një pikë ndaj Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.
Ndeshja u mbyll me shifrat 2:2, në një takim tejet interesant, shkruan Indeksonline
Barcelona ishte duke fituar me shifrat 0:2 deri në minutën e 82’të, ku gjërat ndryshuan pas kartonit të kuq nga Casado.
Fillimisht për 1:2 shënoi Gonzalez dhe më pas për 2:2 shënoi Alvarez.
Edhe me këtë barazim, Barcelona e Hansi Flick mbetët në pozitën e parë me 34 pikë, kurse Celta në pozitën e 11-të me 18 pikë./Indeksonline/