23:27 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

De Biasi: Kjo skuadër do ta rivalizojë Juventusin në Serie A

Duke folur në frekuencat e RMC Sport, Gianni De Biasi ka folur edhe cili ekip do të rivalizoj Juventusin gjatë sezonit të sapo filluar.

Ai ka bërë një përmbledhje për Interin, Milanin dhe Napolin, shkruan indeksonline.

“Është shumë herët për të treguar, teknikisht Inter është i strukturuar mirë, por duhet të rritet ende. Spalletti ka për të punuar në mentalitetin. Milani ka bërë një treg të rëndësishëm dhe mund të bëjë shumë mirë. Napoli mbetet të shihet, sepse është ekipi që e bëri më pak në treg dhe ka humbur Jorginhon. Inglese? Më lehtë mund të bëjë zëvendës Milik sepse ai ka treguar se mund të luajë në nivele të caktuara”, ka thënë ish trajneri i Shqipërisë.

De Biasi ka qenë për gjashtë vite trajner i Shqipërisë dhe u largua për tu bashkuar me Alaves në Spanjë, ku u shkarkua shumë shpejtë. /IndeksOnline/