De Biasi me fjalë të mëdha për Kosovën

Trajneri që e udhëhoqi kombëtaren e Shqipërisë drejt Euro 2016, ka lavdëruar lojën e kombëtares së Kosovës në ligën e Kombeve dhe në kualifikimet për evropian.
Gianni De Biasi në një intervistë në Klan Kosova ka folur për eksperiencat e tij me Shqipërinë dhe për lojtarët e Kosovës.
“Pjesëmarrja historike e Shqipërisë në EURO 2016 – Ende më duket si një ëndërr. Ishte një eksperiencë e bukur, megjithëse ishte frika nga sulmet e mundshme terroriste. E kemi jetuar njësoj sikur të ishte dita e parë e shkollës. Kur ke pritshmëri të mëdha, ndien dhe frikë.

Pengu i vetëm – I vetmi peng që kam Është ndeshja me Zvicrën që humbëm për shkak të një gabimi nga ana jonë. Ishim një skuadër që nuk kishim se çfarë të humbasnin. Ishim një skuadër që grumbulluam pikë aq sa Portugalia.
Kosova – Nuk mban shumë presion në kokë. Ka shumë kualitete në fazën ofensive, dhe në mbrojtje ka cilësi. Nuk mungojnë as zëvendësimet nga stoli, që për mua janë një faktor kyç në lojë.

Rashica dhe Rrahmani nuk i grumbulloi për EURO 2016 – Atë kohë nuk ishin lojtarët që janë sot”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë Giani De Biassi.