De Biasi: Më vjen keq për Panuccin, unë ende jam tifoz i Shqipërisë
Pas një serie rezultatesh negative Cristian Panucci u shkarkua si trajner i Kombëtares Shqiptare.
Ish-trajneri i Kombëtares Giani De Biasi i cili arriti ta çonte Shqipërinë në Europian ka thyer heshtjen dhe ka folur për shkarkimin e Pannucit.
De Biasi në një intervistë të dhënë për Tuttomercatoweb është ndalur pak tek shkarkimi i Panuccit.
“Më vjen keq që Panucci përfundoi këtë aventurë tek Shqipëria, më shumë nuk di të them. Më vjen keq sepse un vijoj të jem një tifoz i Shqipërisë.
E ardhmja ime? I kam thënë jo Venezias dhe Frosinones. Objektivi im është që sezonin e ardhshëm të jem në drejtimin e një klubi ose Kombëtarja, u shpreh De Biasi. /Indeksonline/