De Biasi: Po kërkoj për një tjetër Kombëtare

Giani De Biasi sot ka njoftuar se nuk do të vazhdoj kontratën me kombëtaren e Azerbejxhanit.
Kontrata e teknikut italian ka skaduar pas eliminatoreve të Kampionatit Evropian ”EURO 2024”, dhe ai ka vendosur të mos vazhdoj më tej, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se nuk do të ndalet dhe do të kërkojë të marr drejtimin e një tjetër kombëtareje.
“Tani jam në kërkim të një tjetër skuadre kombëtare. Dua të nis një aventurë që mund të më lejojë të kualifikohem në Europian ose Kupë Bote”, deklaroi tekniku italian.
De Biasi në krye të Azerbejxhanit ishte për 39 ndeshje, duke shënuar 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje.
Azerbajxhanin e mbylli këtë cikel të eminatoreve në grupin F në vendin e katër me 7 pikë./IndeksOnline/