75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

De Biasi tregon pse nuk e mori Rashicën në Francë

Milot Rashica ishte në listën e gjërë për tu ftuar në Kampionatin Evropian të vitit 2016 që u zhvillua në Francë, shkruan Indeksonline.

Por kur Gianni De Biasi ngushtoi listën, ylli nga Vushtrria dhe disa futbollistë të tjerë mbetën jashtë.

Në një intervistë për “Panorama”, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare ka treguar pse vendosi të lë Rashicën.

Një lojtar shumë i mirë me një perspektivë të shkëlqyer. Nuk ka ardhur me ne sepse nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ne gjatë kualifikueseve. U kam dhënë kënaqësinë e Europianit djemve që na kishin çuar deri aty“, ka thënë tekniku italian.

Pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, Rashica vendosi që të vesh fanellën e vendlindjes së tij. /IndeksOnline/