75 Mall Live Search
08:38 / E Diele, 13 Prill 2025 / L A

De Bruyne: Nuk e di si do të ndihem kur të largohem nga Manchester City

Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Dhe belgu duket se po i shijon në maksimum çastet e fundit me klubin, ku në ndeshjen e djeshme ndaj Crystal Palace shkëlqeu duke shënuar një gol nga gjuajtja e lirë dhe një asist për Kovaçiq.

De Bruyne madje foli për largimin e tij nga City, duke thënë se nuk di se si do të ndihet.

“Nuk e di se si do të ndihem kur të largohem nga City… Unë kam qenë këtu kaq gjatë. Do të jetë diçka ndryshe për familjen time. Unë mendoj se ata janë pak të frikësuar, të emocionuar, por është paksa e panjohur sepse ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë për momentin”, u shpreh De Bruyne.

City dje kishte arritur fitore bindëse 5-2 ndaj Crystal Palace në “Etihad” dhe është ngritur në vendin e 4-të në Premier League me 55 pikë./IndeksOnline/