De Bruyne tregohet zemërgjerë, shpërndan dhurata për shokët e skuadrës

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne është treguar zemërgjerë me shokët e skuadrës.
Ai ka shpërndarë dhurata për ta. De Bruyne shpërndau 26 telefona ultraluksoz të porositur posaçërisht që shënojnë fitoren historike të klubit. IPhonët me vlerë 5,000 £ secila u bënë nga dizajnerët celularë të personalizuar.
Këto dhurata, belgu i shpërndau pasi ata fituan tripletën. /IndeksOnline/
