De Gea dhe Bruno e gëzojnë Manchesterin me fitore

Manchester United ka shënuar fitoren më të rëndësishme të sezonit duke mposhtur Aston Villën 2-1.
‘Djajtë e kuqë’ kaluan në avantazh pas golit të Anthony Martial në pjesën e parë, por ‘Villanët’ barazuan përmes Bertrand Traore.
Golin e fitores për Man Utd e realizoi Bruno Fernandes nga penalltia.
Por hero ishte edhe portieri David De Gea që bëri një pritje të jashtëzakonshme në kohën shtesë për të mbajtur avantazhin e United.
Tani skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka 33 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Liverpooli që është lider për shkak të goldiferencës më të mirë.
/Indeksonline/