De Gea do të qëndrojë te Fiorentina edhe një sezon, e konfirmon presidenti i klubit

Portieri spanjoll, David De Gea po kalon një sezon të mirë me Fiorentinën.
Dhe si rrjedhojë e kësaj drejtuesit e Fiorentinës, do ta shpërblejnë spanjollin me një kontratë të re edhe për një sezon.
Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit vjollcë, Rocco Commisso.
“Ai do të qëndrojë me ne edhe sezonin e ardhshëm”, shtoi Commisso.
De Gea, ju bashkua Fiorentinës verën e kaluar pas një pauze 1-vjeçare, ku kishte ndërprerë kontratën e tij me Manchester United.
Ai ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat, ku po ashtu ka mbajtur portën e paprekur në 10 ndeshje./IndeksOnline/