“De Gea është portieri më i mirë në histori”
Pas paraqitjes në Wembley kundër Tottenham, David De Gea është bërë futbollisti më i përfolur i 24 orëve.
Portieri i Manchester United ishte “kryefjala” e fitores minimale, ku arriti t’i pres hiq më pak se 11 raste decisive.
Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se portieri i tij i ka të gjitha statistikat për tu bërë më i miri në histori të Manchester United.
“Ne kemi portierin më të mirë në botë. Kemi pasur portier të madh dhe Davidi po sfidon Van der Sarin dhe Schmeichelin që të jetë më i miri në histori “, tha norvegjezi.
Solskjaer ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet që kur zëvendësoi Mourinhon. /IndeksOnline/