15:16 / E Diele, 08 Janar 2023 / Gj. Sh

De Gea futet në histori të Manchester United

David De Gea është futur në histori të Manchester Unitedit.

Spanjolli është tashmë lojtari i dhjetë me më shumë ndeshje të luajtura me fanellën e ”Diajbve të Kuq”, transmeton IndeksOnline.

Sipas renditjes së publikuar nga vetë skuadra angleze, De Gea ka bërë tashmë 511 paraqitje për Mancheter United, gjë që i jep vendin e dhjetë në listën e futbollistëve me më së shumti paraqitje.

Lista kryesohet nga Ryan Giggs me 963 ndeshje, para Sir Bobby Charlton me 758 dhe Paul Scholes me 718 ndeshje.

De Gea u transferua te United në sezonin 2011-12 dhe ky është sezonin e tij të dymbëdhjetë në Old Trafford./IndeksOnline/