De Gea merr vendim për të ardhmen

David de Gea e ka bërë të ditur vendimin e tij për të ardhmen.
Është raportuar se portieri spanjoll ka refuzuar ofertën e Manchester United për rinovimin e kontratës, shkruan IndeksOnline.
Së fundi De Gea është pyetur rreth të ardhmes së tij, ku tha se është shumë i lumtur në “Old Trafford”.
“Unë e dua Manchester United. Unë kam vite këtu. E shijoj çdo moment. Kam luajtur shumë ndeshja. Është mirë të jesh këtu. Është një klub i madh. E dua klubin, jam shumë i lumtur këtu”, deklaroi De Gea./IndeksOnline/