De Gea tallet me veten: Më në fund e mbajta portën e paprekur
Manchester United shënoi fitore të pastër në udhëtim ndaj Burnleyt me rezultat 0:2.
Pas ndeshjes, David de Gea shfrytëzoi Twitterin për të treguar lumturinë për këtë fitore.
“Fitore si mysafir +3. E përfundojmë vitin me një performancë të mirë. Dhe më në fund një portë e paprekur” – u shpreh spanjolli.
De Gea nuk e kishte mbajtur portën e paprekur që nga 3 tetori./Indeksonline/
Away win +3⃣
— David de Gea (@D_DeGea) December 28, 2019
Ending the year with a good performance ✅
And finally a clean sheet ? pic.twitter.com/gWKY1bcOmW