23:18 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

De gea te Real Madrid? – Kjo është përgjigja e Mourinhos

Trajneri portugez është i bindur se portieri i tij do të qëndrojë në Old Trafford. David de Gea cilësohet si njëri prej portierëve më të mirë të botës.

Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që shumë klube të shprehin interesim për spanjollin, me në krye Real Madridin, që e ndjek tash e sa vite.

Disa raportime nga Spanja e kanë dhënë si të sigurt transferimin e De Geas në Bernabeu, por trajneri i Manchester United, Jose Mourinho me një përgjigje të shkurtë dhe të qartë, ia mbyll dyert Realit.

“De Gea në Madrid? Nuk ka asnjë mundësi të ndodhë kjo”, u ka thënë portugezi gazetarëve.