75 Mall Live Search
22:21 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

De Geas nuk i kujtohen pritjet kundër Tottenham

Manchester United ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 0-1 në ndeshjen e Premierligës që u zhvillua në “Wembley”.

Më meritori për këtë fitore ishte portieri i  “Djajve të Kuq”, David De Gea, shkruan Indeksonline.

Ai ka bërë 11 pritje deçizive në këtë ndeshje, mirëpo spanjollit nuk i kujtohen ato.

Fituam ndeshjen kundër një ekipi pretendent. Kontrolluam takimin gjatë pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ata patën disa raste. U ndjeva shumë mirë në dy shpëtimet e parë, ishte një ndeshje e shkëlqyer. As që i mbaj mend disa prej pritjeve, ndaj nuk mund të zgjedh më të mirën. Trajneri ka afruar në ekip kënaqësi, futbollistët po luajnë mirë dhe skuadra është humë e fortë tashmë. Ky është Manchester United i vërtetë”, deklaroi vetë De Gea pas fitores 0-1 ndaj Tottenham. /IndeksOnline/